Një 53-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Elbasan, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe dëmtoi mjetin në pronësi të dhëndrit të tij.
E. M., 53 vjeç, banues në Elbasan, u arrestua për dhunë në familje dhe shkatërrim të pronës pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe më pas ka çarë gomën e automjetit në pronësi të dhëndrit të tij.
Po të njëjtat struktura bëjnë me dije se një 65-vjeçar me iniciale B.L u arrestua, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur vegla pune, në ambientet e një firme.
Ndërsa A. B., 18 vjeç, banues në Prrenjas, u arrestua pasi goditi me sende të forta E. K., 26 vjeç, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/f.stafa