Një skuadër shqiptare është e interesuar për shërbimet e një futbollisti të Manchester United. Sipas talkSPORT, Mason Greenwood, i cili po largohet nga klubi i madh anglez pas problemeve personale, mendohet se mund të vijojë karrierën e tij në vendin tonë.
21-vjeçari u arrestua para disa kohësh sepse dyshohej për përdhunim dhe aggression, por akuzat ranënë shkurt të këtij viti.
Që nga ajo kohë, United nisi një hetim të brendshëm, përfundimi i të cilit u njoftua se çoi në prishjen me konsensus të kontratës.
Për Greenwood ka pasur zëra edhe se mund të shkojë në Arabinë Saudite, te Al Ettifaq, por sipas talkSPORT një ekip shqiptar ka shprehur interesin për futbollistin anglez.
/a.r