Presidenti Putin ka reaguar për herë të parë lidhur me rrëzimin e avionit që thuhet se vrau kreun e Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe nëntë të tjerë.
Ai u dërgon ngushëllimet e tij familjeve të të vdekurve dhe e përshkruan themeluesin e Wagner Group Yevgeny Prigozhin si një biznesmen të talentuar që e njeh që nga vitet 1990.
Putin tha se Rusia do të shqyrtojë se çfarë thonë hetuesit në lidhje me përplasjen, por ekspertiza do të marrë kohë.
Komentet e tij vijnë 24 orë pasi avioni u rrëzua në veri të Moskës.
Disa ekspertë perëndimorë dhe ish-kryeministri rus, besojnë se presidenti Putin mund të ketë urdhëruar vrasjen./m.j