Shoqata ‘Tirona Intellectum’ njofton se eshtrat e ish prefektit të Tiranës, Qazim Mulletit do të kthehen në Shqipëri.
“Ish Prefekti i Tiranës, familja e të cilit pësoi një persekutim të egër nga regjimi komunist dhe mbi të cilin u hodh aq baltë nga histografia komuniste, dhe që 10 vjet pas vitit 1965 kur vdiq në Itali, eshtrat i tij dergjeshin në një magazinë në një qytezë në periferi të Romës, më në fund do prehet në Tiranën e tij të dashur!”, shkruhet në postimin në mediet sociale.
Lidhur me rolin e Mulletit në histori së fundmi ka pasur një sërë diskutimesh edhe për trajtimin që i është bërë kësaj figure ndër të tjera në komedinë “Prefekti” të Besim Levonjës. Debati përfshiu dhe njerëz të medies, historianë e politikanë dhe si pasojë u pezullua rivënia e shfaqjes.
Ceremonia e rivarrimit të tij do të mbahet në 28 gusht në Shish-Tufinë./m.j