Dy turistë italianë Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 32 vjeç, me origjinë nga Pozzuoli, humben jetën mëngjesin e sotëm nga një aksident rrugor në Sarandë. Mediat italiane kanë publikuar foto të 2 turistëve që humbën jetën.
‘Rreth orës tre të mëngjesit, dy turistë italianët po ktheheshin në Sarandë, një qytet bregdetar në jug të vendit, me një motoçikletë, kur një makinë Mercedes Benz, e drejtuar nga një adoleshent shqiptar, pa lejen e drejtimi, i preu rrugën. Përplasja rezultoi fatale për dy italianët, ndërsa drejtuesi i makinës dhe një bashkëmoshatar që ndodhej në mjet me të përfunduan në spital.’- shkruan media italiane.
Nderkohe eshte arrestuar 17-vjecari Elio Rr i cili përplasi për vdekje 2 turistët italianë në orët e para të mëngjesit. 17-vjeçari akuzohet per dy vepra penale, “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve ne menyre te parregullt” sipas nenit 291.
/f.stafa