Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi vlerën e një flete votimi, duke mundësuar përllogaritjet e mbështetjes financiare që do të marrin partitë politike në zgjedhjet e ardhshme vendore. Formula merr në konsideratë numrin e votave të mbledhura nga subjekti në garën e 14 majit, ku performanca e mirë e socialistëve do t’u mundësojë akoma më shumë fonde garën e ardhshme për bashkitë.
“Nga partitë politike nuk kemi patur komente?! Ok e miratojmë projekt-aktin nga e cila përcaktojnë vlerën e votës në shumën e 81 lekëve”, tha kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Për të qenë më konkret, Partia Socialiste do të jetë ajo që të marrë pjesën e luanit si fituese e zgjedhjeve vendore, pasi arriti të marrë mbi 579 mijë vota. Ndërsa Ilir Meta si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka rreth 247 mijë vota, që do të thotë se fluksi i demokratëve do të përkthehet në më shumë fonde për Partinë e Lirisë.
Përkthyer në para, socialistët do të marrin 46.9 milionë lekë, ndërsa Ilir Meta 20 milionë. PD zyrtare mori 103 mijë vota, që do t’i japin Lulzim Bashës 8.4 milionë lekë. Me përfitim del edhe PSD-ja e Tom Doshit, që mbi 86 mijë votat e saj, do t’i përkthejë në rreth 6.9 milionë lekë.
/f.stafa