Media italiane “Rai 3” udhëton në rivierën Shqiptare për t’i treguar publikut të tyre se pse italianët zgodhën këtë destinacion të ri për pushime në këtë verë. Gazetari ka krahasur kushtet që ata kanë gjetur dhe shpenzimet që kanë kryer.
Mikpritësit në Ksamil thonë se italianët përbëjnë shumicën e turistëve që e kanë frekuantuar qytezën këtë verë.
“Shumica janë italianë, diku tek 200 persona. Këto janë napoletanë, por ka edhe nga Milano, Roma. Ka shumë njerëz nga Italia.”
“Ky këtu është italian edhe ky tjetri. Pra janë të gjithë italianë.”
“Kam qënë në Sardenja, Pulia, Cilento, por Shqipëria është më të vërtetë e jashtëzakonshmee. Deti është i mrekullueshëm.”
“Në plazhet e Ksamilit ke 10 italiane dhe një shqiptar.”
“Këtu nuk ke probleme me gjuhën sepse këtu të gjithë flasin italiasht sepse të gjithë janë italianë.”
Theksi edhe këtë herë vihet tek çmimet e ulta në vendin tonë që po rezultojnë të jetë destinacioni më i përshtatshëm për pushuesit italianët krahasuar me vendet e tjera të rajonit.
“Ka lokale për të rinj, por edhe personat në moshën tonë. Për 10 ditë kam shpenzuar 1000 euro ndërsa po të isha në Sardenjë do të shpenzoja dyfish.”
“Shërbimi në plazhe si psh shezlongët kostoja është 70% ose 80% më e ulët në krahasim me Italinë.”
Sa kushtojnë këto shezlongë këtu?
“7 euro”
Ka italiane?
“Shumë”
Po ju sa keni paguar?
“30 euro”
Për dy persona?
“Po për 2 shezlongë dhe çadrën.”
Sa do të kushtonte në Itali i njëjti shërbim?
“Diku tek 40 euro. E kanë tepruar me kostot e të gjitha shërbimeve. Megjithatë, italianët janë mësuar me çmimet e larta po shpresojmë që të mos mësohen edhe shqiptarët.”
Çfarë keni porositur?
“Një pjatë me peshk. Kjo pjatë ka kushtuar 12 euro.”
Ksamili nuk është i vetmi që rekomandohet për pushime për shkak të çmimeve të ulëta. Media italiane merr në konsideratë edhe qytete të tjera turistike si Vlora dhe Durrësi të cilat ofrojnë shërbim të mirë me çmime të arsyeshme.
“Mirëdita. Ky është një hotel me katër yje në qëndër të Vlorës. Ky vit edhe për ne ka qënë një surprizë e madhe. 80% e rezervime në muajin Gusht janë kryer nga familje italaine që prenotojnë për një javë. Ka patur një bum nga e gjitha bota. Tani po ju prezantoj edhe me një dhomë. Kjo është një dhomë për çifte. Këtu është banja. Kjo dhomë në këtë periudhë kushton 70 euro dhe në çmim përfshihet edhe mëngjesi dhe interneti.”
Por nuk janë vetëm hotelet e mëdha ato që po përfitojnë nga ky bum turistësh këtë sezon turistik por edhe bizneset e vogla familjare.
“Kam 4 apartamente që jap në verë. Të gjithë klientët e mi janë nga Italia. Ky vit ka qënë me të vërtetë një bum.”
“Përshëndetje, këtu kemi kuzhinën. Këtu kemi një krevat tjetër dopio, por edhe një tjetër tek.”
Sa keni paguar?
“Kemi paguar 75 euro. Për 5 persona gjithsej i bie diku tek 20 euro personi në ditë.”
Sa keni pagur për pushimet tuaja këtu?
“Diku tek 1000 mije euro për 10 ditë.”
Po, në Itali?
“No koment.”
Turistët italianë shprehen me shqetësim për rritjen e çmimeve në vendin e tyre ndërsa pohojnë se do të jenë gjithmonë në kërkim të destinacioneve të tjera./f.stafa