Telefoni celular i Yevgeny Prigozhin u gjet pranë trupit të një prej viktimave që ndodheshin në avionin që u rrëzua ditën e djeshme në Rusi, në të cilin thuhet se ka vdekur dhe themeluesi i grupit Wagner, tha një burim politik i Wagner për Al Jazeera.
Ndërkohë grupi Wagner u bëri thirrje sot mercenarëve të vet që të mos bëjnë “asgjë marrëzi”.
Ne jemi të gjithë në kontrollin e emocioneve tani, por duhet të ruajmë kontrollin.
Mos bëni ndonjë budallallëk…”, thuhet në nj. mesazhi i postuar në kanalin e Grupit Telegram.
/f.stafa