Ndërkohë që lajmi se shefi i ushtrisë Wagner është vrarë pas një aksidenti ajror qarkullon në media, Presidenti rus Vladimir Putin mësohet se po merr pjesë në një koncert.
Putin ndodhet nw koncertin kushtuar 80-vjetorit të fitores së trupave sovjetike në Betejën e Kurskut.
Sky News raporton se disa ekspertë kanë sugjeruar se ai mund të jetë pas aksidentit që ka vrarë 10 persona, por kjo nuk është konfirmuar dhe shkaku i aksidentit ende nuk dihet./m.j