Si kreu i ushtrisë së fuqishme të mercenarëve, ai udhëhoqi sulmin rus në zonat kryesore të luftës dhe mbajti peshën kryesore të luftimeve të ashpra rreth qytetit lindor të Ukrainës, Bakhmut.
Ai ishte nga Shën Petersburgu, vendlindja e Vladimir Putinit dhe pas disa kohësh në burg për vjedhje, Prigozhin ngriti një zinxhir dyqanesh që shisnin hot-dog në Shën Petersburg.
Biznesi i shkoi mirë dhe brenda pak vitesh, në vitet 1990, Prigozhin ishte në gjendje të hapte restorante të shtrenjta në qytet. Më vonë, kompania e hotelierisë së Prigozhin Concord u kontraktua për të furnizuar me ushqim Kremlinin, duke i dhënë atij pseudonimin “kuzhinieri i Putinit” .
Pas vitesh mohimi të ekzistencës së Wagner-it, më 27 korrik 2022, media e kontrolluar nga Kremlini papritmas pranoi se po luftonte në Ukrainën lindore.
Prigozhin gjithashtu filloi të postonte video në mediat sociale me sa duket të filmuara në pjesët e okupuara të Ukrainës në të cilat ai mburrej me bëmat e Wagner atje.
Për vite me radhë, miliarderi i lidhur me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, operoi kryesisht nën hije, duke krijuar pasuri përmes kontratave qeveritare në fushën e gastronomisë dhe kontratave të tjera. Po ashtu, në mënyrë diskrete drejtoi një ndërmarrje për lajmet e rreme në Shën Petersburg, që udhëhoqi përpjekjet e Moskës për të ndikuar në zgjedhjet e huaja.
Kush është Wagner?
Grupi Wagner është një ushtri private mercenarësh që kanë luftuar përkrah ushtrisë së rregullt ruse në luftën e kësaj të fundit në Ukrainë.
Kreu i këtij grupi është Yevgeny Prigozhin, i cili sot ka bërë thirrje për një rebelim dhe trupat mercenarë i janë drejtuar Moskës.
Grupi vlerësohet të ketë rreth 25 mijë ushtarë, një shifër e përdorur së fundmi nga Prigozhin./m.j