Dy gra rezultojnë të zhdukura në Itali, pasi u zhytën në ujin e akullt të një përroi në Sondrio në përpjekje për të shpëtuar një qen dhe nuk u rikthyen kurrë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një ekskursioni në malet e larta në zonën e Lanzadës.
Disa ekipe shpëtimi nga Sagf-Mountain Rescue ndërhynë me zjarrfikësit dhe vullnetarët e shpëtimit të zonës malore për të shpëtuar personat, por ende pa rezultat.
Dy femrat dyshohet se janë marrë nga rrymat e akullnajës Fellaria që ndodhet aty pranë, në Valmalencon e sipërme./m.j