Raportet diplomatike me Greqinë duket se nuk janë në nivele të larta, të acaruara për shkak të arrestimit dhe për rrjedhojë edhe mosbetimit të Fredi Belerit, si kryebashkiak i Himarës.
Mes kërcënimeve nga ana e Athinës zyrtare se do të vërë veton për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama duket krejtësisht i pashqetësuar. Ai tha se nuk i druhet një skenari të tillë, sipas së cilit për të është shumë më e rëndësishme testi i SHELL në Shpirag.
“Unë i druhem vetëm një gjëje që testi në Shpirag të mos dalë pa sukses, vetëm kësaj i druhem, asgjë tjetër”, tha Rama.
Fredi Beleri ndodhet në burg, i arrestuar për “korrupsion në zgjedhje” , për rrjedhojë nuk mund të betohet si kryebashkiak dhe rrezikon të humbasë mandatin e fituar në 14 maj.
/a.r