Vaksina për virusin Zika mund të jetë gati për pak muaj, këtë e ka bërë të ditur përgjegjësin i këtij programi i cili është caktuar nga qeveria e SHBA-ve për të përgatitur një vaksinë kundër kësaj sëmundje, raporton BBC. Dr Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, shpreson të fillojë testimin e një vaksinë të ADN-së në shtator të këtij viti, transmeton Indeksonline.
Rreth 100 amerikanët kanë qenë të diagnostikuar me Zika, pas kthimit nga vendet e prekura.
Shkencëtarët e këtij Institutin ndihmuan edhe për vaksinën e virusit Ebola. Ata tani janë duke u përpjekur për të bërë të njëjtën gjë edhe për virusin Zika, i cili mori një fokus të veçantë në botë muajt e fundit, prej të cilit ishin të prekura gratë shtatzëna, kur më vonë si pasojë e këtij virusi lindën shumë foshnja me tru të pa-zhvilluar.