Policia ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim që prej datës 10 Gusht. Vëllezërit, Dhimitër dhe Mateo Dadushi, janë konfliktuar mbrëmjen e datës 10 gusht me një tjetër person, për motive të dobëta.
Konflikti ka agravuar dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Pas ngjarjes, dy vëllezërit janë larguar nga vendngjarja.
Ata kanë rënë në gjurmët e policisë dhe janë kapur mbrëmjen e sotme, ndërkohë që pritet të dalin para togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë.
Mësohet se vëllezërit janë kapur në qytetin e Pogradecit, ku dyshohet se janë fshehur prej ditësh.
/a.r