Një 44-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga forcat e policisë në Rrugën e Barrikadave në Tiranë pas informacioneve se po qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe me fishek në fole gati për qitje.
Në pranga ka rënë Niko Begaj. Gjatë kontrollit fizik, atij i janë gjetur dhe sekuestruar, një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, me krehër dhe municion luftarak, një mjet identifikimi i dyshuar i falsifikuar, 6230 Euro, si dhe një sasi kokaine.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /f.s