Presidenti serb Aleksandër Vuçiç teksa ndodhet në Athinë i ftuar në darkën me liderët rajonalë e organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, nuk la pa komentuar edhe pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.
Vuçiçi e ka cilësuar si një takim të çuditshëm, pasi sipas tij nuk e kupton arsyen përse është e ftuar Prishtina, kur sipas tij Greqia nuk e njeh zyrtarisht Kosovën.
“ Një format i çuditshëm në Athinë, nuk e kuptoj, por kjo është një pyetje për ata që na ftuan. U ftua edhe Prishtina, edhe pse Greqia nuk e njeh zyrtarisht. Kosovë”, ka thënë Vuçiçi.
Vuçiçi gjithashtu është shprehur se Serbia nuk do të heqë dorë nga interesat kombëtare, duke shtuar se takimi i sotëm në Athinë nuk do të jetë e lehtë për Beogradin./m.j