Pas noterëve edhe sistemi bankar shprehet i shqetësuar se Agjencia Kombëtare e Kadastrës ka bllokuar kredidhënien.
Sipas të dhënave gjatë muajit korrik, bankat nuk kanë mundur të miratojnë kredi të reja. Shkak është bërë mos kthimi i përgjigjeve nga kadastra për aplikimet që qytetarët bëjnë për pronat që kërkojnë t’i vendosin si garanci për huadhënien.
Në praktikë është vërejtur një bllokim jo tërësor, pasi procedurat e shpejta dhe me kosto më të lartë kanë funksionuar. Por eficenca është kaq e ulët sa 1 në 5 aplikime merr përgjigje. Kjo na shqetëson dhe na kanë vënë në vështirësi ne si sistem bankar. Të gjitha aplikimet e reja të korrikut por dhe ato të mbartura nga qershori pë kredi me kolateral nuk ka marrë udhë, pasi pronat as bllokohen as rregjistrohen duke krijuar ngërc për ne- shprehet Spiro Brumbulli, sekretar shoqata e bankave.
Pos kthimi I përgjigjeve në kohë nga ana e kadastrës ka një dëm të kosiderushëm jo vetëm për bankat, por për ekonominë në tërësi. Në një muaj sistemi bankar mesatarisht jep kredi të re 18-22 miliard lekë.
Bankat kredidhënien e kanë fokus kryesor të punës së tyre. Kjo do të thotë se ne në një muaj nuk I kemi dhënë ekonomisë 18 miliard lekë, duke përjashtuar ato kredi konsumatore të cilat nuk kanë nevojë për kolateral. Pjesa dërrmuese e huadhënies jepet me garanci ndaj dhe për ne komunikimi me Kadastrën është I rëndësishëm- vijon më tej Brumbulli.
Noterët por dhe bankat ankohen për indiferentizmin që po tregon insitucioni I kadastrës përballë kësaj situate.
Ka një indiferentizëm nga ana e Kadastrës. Pavaresisht një komunikimi që ne kemi patur duke I shprehur shqetësimin e tonë, ajo që vërejmë është se nuk ka një përgjigje prej tyre. Pra ne duam të dimë sa do të zgjasë kjo situatë, kur do të marrin udhë aplikimet, cilat do të jenë afatet e reja të shqyrtimit të aplikimeve?
Gjatë muajit korrik, nga 5500 aplikime që kanë bërë noterët, vetëm 1300 prej tyre kanë marrë përgjigje nga kadastra. Nëse këtyre praktikave do ti shtonim dhe aplikimet e mbartura më herët, mund të thuhet ky insitucion mban peng shërbimet për qytetarët dhe ekonominë.
/f.stafa