Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ku një shofer ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përplasur dy makina të tjera të parkuara.
Ngjarja ka ndodhur në orën 04:00 në lagjen “28 Nëntori”. 63-vjeçari me iniciale N.Gj. duke drejtuar automjetin Ford Fiesta, dyshohet se është ndjerë keq nga ana shëndetësore e për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit.
Si pasojë e përplasjes, 63-vjeçari ka humbur jetën. Trupi i pajetë u transportua në morg, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës. Nga këqyrja paraprake e trupit, eksperti mjekoligjor nuk ka konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe po bashkëpunohet me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 63-vjeçarit.
/a.r