Hugo Guilherme është emri i fëmijës së parë të lindur falë fekondimit post-mortium ( i ati vdekur në 2019), shkruan gazeta ilmessaggero.it.
Foshnja ka lindur në spitalin e Oportos të Portugalisë dhe peshon gati katër kilogramë. Emri u zgjodh nga babai para se të vdiste. Po, sepse babai i të porsalindurit vdiq nga kanceri në vitin 2019, në moshën 29-vjeçare, por jo pa lënë më parë spermën e tij të kriopservuar dhe një autorizim me shkrim për të vazhduar me fekondimin e asistuar.
Një betejë e ashpër ligjore, e udhëhequr nga e veja Ângela Ferreira, nëna e të voglit Hugo Guilherme. Ligji portugez i riprodhimit të asistuar daton në vitin 2006 dhe ndalon fekondimin me material gjenetik nga një dhurues i vdekur.
Megjithatë, paradoksi ishte se ndalimi mund të zbatohej vetëm për donatorët e familjes dhe jo për ata anonimë, të cilët si të tillë tashmë mund të kishin vdekur.
Ishte angazhimi i Angjelës, protagoniste e dokumentarëve dhe lajmeve që atëherë, që çoi fillimisht në një mbledhje nënshkrimesh dhe më pas në një debat jo vetëm parlamentar, por edhe social, në të cilin vendosën Partia Socialiste, Komunistët dhe Blloku i Majtë. së bashku për të ndryshuar ligjin, duke përfshirë Portugalinë ndër të paktat vende që e lejojnë këtë praktikë pas vdekjes së njërit prej bashkëshortëve.
Amendamenti i ligjit u miratua në mars 2021 dhe u shpall nga presidenti i Republikës, pas vetos së tij të parë, në nëntor të po atij viti.
/a.r