Një 11-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Tokëz të Librazhdit.
Policia bën me dije se i mituri kishte shkuar për t’u larë në lumin Rrapun e fatkeqësisht është mbytur. Forcat blu bashkë me ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga lumi.
Librazhd/Informacion paraprak
Rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, shtetasi A. A., 11 vjeç, banues në Librazhd, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Rrapun.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të këtij shtetasi.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/a.r