Presidenti serb Tomislav Nikoliç nënshkroi të premten një dekret për shpërbërjen e Parlamentit të Serbisë si edhe dha vendimin për të thirrur zgjedhje të parakohshme parlamentare për 24 prill.
Nikoliç pas shpalljes së zgjedhjeve, tha se arsyeja për shpërndarjen e Kuvendit ishte se kishte ardhur koha për të provuar mbështetjen, që kur reformat treguan se Serbia ka hyrë në një rrugë serioze, e të dhimbshme për qytetarët dhe për të provuar sesa politikanët kanë mbështetjen e publikut. Ai u tha gazetarëve në presidencën serbe se zgjedhjet do të tregojnë nëse ka ndonjë ide të re se dikush tjetër e meriton besimin e qytetarëve. Nikoliç ka thënë se qeveria ka nisur një seri reformash, të cilat janë të nevojshme për të siguruar një mandat të ri.
Presidenti serb tha gjithashtu se pret zgjedhje korrekte dhe demokratike. Ai shprehu shpresën se në vazhdim reformat do të vazhdojnë, dhe se opozita do të ketë mundësi për të kontrolluar se sa ndikim ka sa i përket qytetarëve për operacionet e tyre ideore.
“Çdo gjë duhet të jetë e vendosur brenda afatit ligjor, në mënyrë që ne maj qeveria të vazhdojë e të operojë me kapacitet të plotë”, ka thënë Nikoliç.