Situata mbetet shqetësuese në markete dhe tregje përsa i takon produkteve të skaduara. Konsumatori është i pambrojtur ndaj mallrave skarco dhe shqetësimi i ngritur publikisht për këto produkte nga Ora News nuk ka ndërgjegjësuar Institucionin e sigurisë ushqimore AKU për të ndërhyrë në sekuestrimin dhe asgjësimin e tyre.
Këto janë nënpropdukte të mishiti (Video); salcice të cilat tregtohen në dyqane të kryeqytetit me afat përdorimi 19 shkurt 2016. Edhe pse ka 2 javë që ky produkt ka skaduar, ai vijon të jetë me shumicë në treg. Në markete, tregëtohen edhe patatina të skaduara që në datën 4 shkurt 2016. Ekspertët vlerësojnë se situata e sigurisë ushqimore në vend është problematike dhe institucionet kompetente nuk veprojnë.
Ish-zv ministri i Bujqësisë prof. dr Ndoc Fasllia, aktualisht pedagog në Universitetin Bujqësor të Kamzës rekomandon forcim të kapaciteteve dhe marrje të përgjegjësisë nga institucionet si AKU për të garantuar sigurinë ushqimore.
Nëse situata paraqitet problematike në kryeqytet ku fuqia blerëse është shumë herë më e madhe, market në qytetet të tjera janë edhe më jashtë kontrolleve të AKU. Oranews