Deputeti i PS-së Erion Braçe, iu është përgjigjur banorëve të fshatit Grabian të cilët dy ditë më parë publikuan një audioincizim të një bisede me kryebashkiakun e Divjakës Josif Gorrea, ku ai i quante k*rva.
Në një shënim në Facebook ish-zv.kryeministri shkruan se ‘plehrat le të lehin, karvani shkon përpara’ duke theksuar se kryebashkiaku Gorrea vendosi kapsulimin e mbetjeve duke u çuar ato në inceneratorin e Fierit, çka ka çuar në zero mbetje e mbeturina.
“Plehrat le te lehin, karvani shkon perpara! Prej dates 4 gusht, zero grame mbetje-plehra, ne Grabian; cdo mbetje-plehra te cdo njesie te bashkise Divjake, eshte depozituar ne impiantin e Fierit! Ky eshte fakt qe askush nga “plehrat” nuk e thote!
Kryetari i bashkise Divjake, Josif Gorrea, ka vendosur te mbylle vend depozitimin e mbetjeve ne Grabian; Ai ka vendosur te beje kapsulimin e plote te vend depozitimit ne Grabian dhe vend depozitimit ne fshatin Gur!
Askush para tij, kryetar komune apo kryetar bashkie, nuk e mori nje vendim te tille; Perkundrazi, derdhi plehra ne to sa deshi! Keto jane faktet e punes dhe keto ju duhen njerezve” – shkruan Braçe.
Më tej Braçe sqaron edhe çështjen e audiopërgjimit të publikuar në media. Sipas tij telefonata është zhvilluar në datën 4 gusht.
Ai sqaron se ka kuptuar se ajo ka qenë ftesë për konflikt dhe i ka kërkuar kryebashkiakut Gorrea që të ndërpresë çdo komunikim me banorët.
Sipas Braçes, pas mbërritjes së tij në Grabian, një punonjës i bashkisë Divjakë ka tentuar ta godasë por nuk është lejuar:
“Tani, dy fjale per lehjet e plehrave dhe nje audiopergjim; “AUDIOPERGJIMI” ka ndodhur ne daten 4 gusht ne mengjes, pra as dje, as pardje, por ne daten 4 gusht;
Ka qene telefonata e trete ne 10 minuta nga roja i fushes se mbetjeve ne Grabian; Teresisht i marre osh dhe nen ndikimin e nje punonjesi te bashkise Divjake, i cili prej ditesh refuzonte punen e tij dhe pengonte punen e kolegeve te tij;
Une kam qene ne anen tjeter te telefonit dhe kam kuptuar qe e gjitha ishte ftese per konflikt fizik ne Grabian, i kerkuar me ngulm qe nje jave pas dites se zgjedhjeve, organizuar cdo dite nga ajo dite me ngulm te madh;
I kam kerkuar kryetarit te bashkise te nderprese komunikim me punonjesin dhe jam nisur per ne Grabian; kam qene aty pas 20 minutash; kam gjetur perballe pese punonjes te bashkise Divjake dhe 32 qyetare te ndryshem-vetem tre nder ta nga lagjia 1 km me e afert;
Kam nisur te spjegoj hallin ne raport me impiantin e Fierit dhe menjehere kam kuptuar se sa i kishin genjyer njerezit;
(Po te degjoni audiopergjimin, dalloni zerin e heroit qe thote: thuji qe po sjell makina me plehra nga Fieri).
Kam nisur te rrezoj genjeshtrat thene njerezve dhe aty ka nisur skenari i konfliktit fizik-heroi, punonjes i bashkise Divjake, ka ardhur drejt meje per te me goditur, nuk e lane te tijet;
U binda qe kryetarin e bashkise e telefononin per ta sjelle ne Grabian ne konflikt fizik, sic organizatori qe rri ne Divjake kish planifikuar dhe kerkonte prej javesh. Kam sqaruar njerezit deri ne fund….”/m.j