Nga Anila Hoxha
Më ndjekin nënë Feridetë, ose mbase unë jam shumë e ndjeshme për NËNAT !
Të parën e takova në burgun e grave.
E kishin harruar aty dhe si kreu i opozites se asaj kohe, Edi Rama e mbajti fjalën jo vetëm duke i hedhur nje shall krahëve e duke i dhënë përkujdes, por edhe duke i ndertuar një shtëpi. Nënë Ferideja e atyre viteve, doli menjëherë nga burgu sapo kronika u transmetua në TCH.
Nënë Ferideja e dyte, humbi ndjenjat sot ne derë të Spakut.
I kanë marrë shtëpinë. E kanë mashtruar dhe dhjetra vendime të drejtësisë me te dyshuar që u shpallën fajtorë, nuk vlejnë asgjë.
Ajo vazhdon të jetojë me qera, dhe me borxhe që i mori nder njerëz për te paguar avokatët gjatë dhjetë viteve gjyqe që i dhanë të drejtë. A nuk kemi secili, një luftë në jetë?
E mbylla kronikën me një pyetje krah saj: kush duhet të bëjë dicka nëse shteti nuk reagon?
Nënë Feridja është 80 vjec dhe kushdo që je, kur ta lexosh këtë status, mendo nënën tënde. Duke marrë autobusin nëpër vapë, për të ardhur në Tiranë, sepse ka ende shpresë dhe nuk dorëzohet.