Komisioni Rregullator në KQZ është mbledhur ditën e sotme dhe ka përcaktuar disa afate që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 shtator. Komisioni Rregullator vendosi që paritë politike duhet të regjistrohen në KQZ deri më 1 shtator, afati për koalicionet është data 6, dhe për kandidatët deri më 8 shtator.
Afatet e vendosura
Komisioni rregullator për aspektin procedural të zgjedhjeve në Kukës, vendosi afatet:
Kërkesa për regjistrimin e partive politike në KQZ jo më vonë se 1/9/2023
Koalicionet të paraqesin në KQZ kërkesën si koalicion jo më vonë se 6/9/2023
Afati për dokumentet e kandidimit 8/9/2023
Akreditimi i vëzhguesve jo partiak 22/9/2023
Akreditim për vëzhgues nga subjektet zgjedhore 2/9/2023
Kryetari i bashkisë paraqet në KQZ jo më vonë se 27/8 2023 listën për qendrat e votimit
Paraqitja e emrave për anëtar, sekretar jo më vonë se 18 /8 /2023
Paraqitja e emrave për anëtar në KQV jo më vonë se 1 /9 /2023
Përgatitja e listës së zgjedhësve, hartimi i listës nga drejtoria e gjendjes civile Kukës është kërkuar dje nga KQZ ende nuk ka mbërritur./f.s