Kukësi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja më 24 shtator, pas videoskandalit seksual të ish-kryebashkiakut Safet Gjici.
Në një kohë kur PS e ka caktuar kandidatin, Albert Halilajn, një figurë që gëzoi mbështetjen e bazës, ish -drejtor i Tatimeve në Kukës, i emëruar së fundi prefekt i qarkut, e djathta shfaqet edhe në këtë garë të pjesshme me sfidën e përçarjes që në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Në aleancën e zbehur pas zgjedhjeve me Partinë e Lirisë, Sali Berisha ende nuk ka një emër dhe është ende në mëdyshje nëse do i besojë sërish, Admir Sinamatin./f.s