Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës mesditën e sotme, ndërsa dy makina janë përplasur duke përfunduar më pas në kanalin anësor të rrugës.
Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave dhe lagështira në rrugë.
Forca të shumta të policisë rrugore dhe asaj të rendit kanë mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që në redaksinë e JAVA News vijnë edhe fotografitë e mëposhtme.
Ende nuk ka një informacion për bilancin e aksidentit.