Momente paniku kanë përfshirë për disa orë banorët e lagjes numër 1 të qytetit të Sarandës, pasi zbuluan një granatë në një zonë me shkurre.
Pas njoftimit të policisë, granata është asgjësuar me shpërthim të kontrolluar nga ekspertë xhenierë të ardhur nga Tirana.
Ende nuk dihet se kush e ka hedhur granatën në këtë zonë. Në muajin prill po në lagjen nr.1 u gjet një predhe anti-tank./m.j