Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën një natë më parë 26 vjeçari Dritan Manjani. Banorët e fshatit Homesh kanë treguar detaje të reja në lidhje me vrasjen e mbrëmshme. Sipas banorëve konfilkti mes të rinjëve ka nisur në një lokal e më pas autori i dyshuar Dorjan Dema i ka shkuar viktimës tek banesa dhe pasi ai ka dalë e ka goditur me mjet prerës që dyshohet të jetë thikë e jo kaçavidë siç u raportua nga policia.
Banorët tregojnë se viktima nuk ishte konfliktuar ndërsa autori i dyshuar ndodhej në lokal i shoqëruar nga 4 persona të tjerë dhe po konsumonte alkool.
“Shumë i mirë, s’ka pas asgjë. Punëtor, s’dimë gjë për ta, se dimë si ka ardh.Ka qenë shumë djalë i mirë”, thotë një nga banoret
“Ishin duke ngrënë e duke pirë 5 veta, ne pimë një kafe në tavolinë tjetër me të ndjerin. Ika, i lashë duke pirë, meze e birra ishin bashkë 5 veta, përfshirë dhe këtë që ka vrarë viktimën, Dorian Dema. Ne ishim në atë lokal në tavolinë tjetër, viktima qëndroi veçmas. Aty ka nis konflikti, siç kam dëgjuar se unë ika, nuk di më tepër. Kanë ardhur nga ora 9 e gjysmë, i ndjeri ka qenë duke ngrënë bukë, ka dalë jashtë, i kanë rënë borisë dhe aty e ka therur jo me kaçavidë siç thanë, por me thikë”, tha një tjetër.
Dritan Manjani ndodhej i vetëm në një tavolinë tjetër duke konsumuar kafe dhe mësohet se aty brenda ka patur një zënkë mes të rinjëve. Vetëm pak minuta më vonë, pranë banesës së viktimës kanë shkuar dy makina dhe i kanë rënë borive.
Në këtë moment ka dalë nga shtëpia 26 vjeçari Dritan Manjani i cili po konsumonte darkë me familjen. Dyshohet se ai është goditur menjëherë nga autori Dorjan Dema.
Familjarët dhe të afërmit e viktimës e kanë transportuar me urgjencë për në spital, por fatkeqësisht Manjani nuk ka arritur tju mbijetojë plagëve të marra.
/a.r