Një makinë është përplasur me një kamionçinë orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Peqin-Elbasan. Sipas policisë, janë lënduar dy shoferët e automjeteve përkatës. Ata ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Elbasan/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, automjeti që drejtohej nga shtetasi O. S., 26 vjeç, është përplasur me kamionçinën që drejtohej nga shtetasi Sh. P., 58 vjeç.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, shtetasja B. P., pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin Sh. P. dhe shtetasi A. S., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin O. S., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.
/a.r