Janë shpallur këtë të martë fituesit e projekteve të kërkimit shkencor që iu përgjigjën pozitivisht thirrjeve të MAS për aplikime për financim.
Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjete sociale.
“I uroj shumë suksese grupeve të talentuara e inovatore të kërkuesve shkencorë dhe i nxis ata që bashkë me studentët ta bëjnë universitetin promotor për përshpejtimin e progresit ekonomik dhe social të vendit.- shkruan Ministrja Kushi.
Këto projekte janë në dy drejtime: Projektet e kërkimit dhe zhvillimit nga universitetet, të cilat fokusohen në shqetësimet e vazhdueshme për problemet e ekonomisë, shëndetit, mjedisit dhe energjisë që përjeton sot planeti ynë. Dhe drejtimi i dytë, projektet e kërkimit shkencor që zhvillohen si partneritet i universiteteve me biznesin, ku për herë të parë janë përzgjedhur 10 projekte fituese që promovojnë në perspektivë afatgjatë një model të ri bashkëpunimi dhe lidhje organike mes kërkuesve, pedagogëve, studentëve dhe përfaqësuesve të bizneseve.
Linku i projekteve fituese të kërkimit dhe zhvillimit: https://shorturl.at/tFIZ8