Policia ka vënë në pranga babë e bir në fshatin Kroi i Madh, Krujë. Të arrestuarit akuzohen se kishin kultivuar 320 bimë narkotike në këtë fshat.
Gjatë kontrollit të kryer, policia ka gjetur edhe 11 kg kanabis në process tharjeje. Kjo sasi lënde narkotike u gjet në një ambient të përshtatur nga dy të arrestuarit, pranë banesës së tyre.
Në kuadër të operacionit “Kroi i Madh” u arrestuan shtetasit Bujar Kani dhe Ndriçim Kani. Lënda narkotike u sekuestrua së bashku me dy celularë.
/a.r