Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriç ka deklaruar se serbët në Kosovë mund të jenë të sigurt se askush nuk do t’i shuajë institucionet serbe në krahinë, prandaj, siç ka thënë ai, këtë nuk do ta bëjë as ministrja krahinore Edita Tahiri.
“Marrëveshja e parë e Brukselit dha parimet për vendosjen e Asociacionit të Komunave serbe askund s’e kanë dispozitën se kusht për zbatimin e asaj që përmban marrëveshja, është suspendimi i institucioneve të Serbisë, të cilat Tahiri i quan struktura paralele”, citon radiokim të ketë thënë Gjuriç, transmeton Koha.net.
Gjuriç, duke reaguar në deklaratën e Tahirit se Beogradi “me moszbatimin e marrëveshjeve të Brukselit po e ngadalëson fillimin e punës së grupit trepalësh për shpërbërjen e strukturave paralele në Kosovë dhe kjo do të ndikojë në fillimin e punës për hartimin e statutit të AKS-së”, ka vlerësuar se zyrtarët e Prishtinës në deklarata për opinion jo rrallë marrëveshjet e Brukselit i prezantojnë ashtu si nuk janë.