Të paktën 21 persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në periferi të qytetit Xi’an, në veriperëndim të Kinës.
Sipas zyrës lokale të Menaxhimit të Emergjencave, rrëshqitja e dheut në një fshat malor ka shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike që ka prekur 900 familje dhe ka dëmtuar rrugë, ura dhe infrastrukturë komunikimi.
Qindra ushtarë dhe zjarrfikës janë mobilizuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.
Javët e fundit, Kina është përballur me përmbytje vdekjeprurëse, pasi dhjetëra njerëz kanë vdekur gjatë stuhive që kanë goditur pjesën veriore të vendit.
/a.r