Brian Johnson, pavarësisht gjendjes së tij të shkëlqyer fizike, inteligjencës dhe pasurisë së madhe, është një dëshpërim për çdo vajzë dhe për këtë është i vetëdijshëm.
Miliarderi 45-vjeçar, i cili është bërë i famshëm për përpjekjet e tij të vazhdueshme dhe të shtrenjta për të qëndruar i ri (që në një moment përfshinte transfuzionin e plazmës së gjakut nga djali i tij 17-vjeçar), është beqar dhe kjo nuk është rastësi.
Duke folur në podcastin “Ditari i një CEO”, ai shpjegoi pse jeta e tij e dashurisë është e ndërlikuar dhe përpjekjet e vazhdueshme pwr një partner të gatshëm për t’u përshtatur me stilin e tij të çuditshëm të jetës nuk kanw shkuar mirw.
Johnson, i cili shpenzon rreth 2 milionë dollarë në vit në betejën për të ngrirë kohën, është plotësisht i përkushtuar ndaj programit rigoroz që ka krijuar me ndihmën e ekspertëve për të arritur qëllimet e tij.
“Rutina” që ai ndjek çdo ditë përfshin të shkojë në shtrat në orën 20.30, të konsumojë 2250 kalori vetëm në orët e mëngjesit, të marrë mbi 100 pilula në ditë dhe 4-5 orë “meditim”.
Ai vetë e di mirë se stili i tij i jetesës krijon shumë pengesa për bashkëjetesën e mundshm.
“Gjëja e parë që bëj kur jam e interesuar për një grua është t’i jap asaj një listë me 10 gjëra që nuk do t’i pëlqejnë tek unë, që më bëjnë plotësisht të papërshtatshëm për një lidhje,” tha 45-vjeçari për podcast.
Një nga “pengesat” më të rëndësishme në një marrëdhënie është orari i rreptë që ai mban për gjumin. Pushimi i duhur është ndoshta më i rëndësishëm për të sesa “aktivitetet e tjera të natës” dhe ai preferon që partnerja e tij të fle në një dhomë të ndryshme nga ai, në mënyrë që të mos ketë mundësi që ajo ta zgjojë.
“Unë e kam ndërtuar jetën time të përditshme rreth gjumit të duhur. Kjo është në kundërshtim me zakonet shoqërore të botës. “Shumica e njerëzve do të sakrifikojnë orë të tëra gjumi nëse duan të dalin me miqtë”, tregon ai.
Një tjetër zakon i çuditshëm është mos përfshirja e tij në “biseda të vogla”, pasi duhet të qëndrojë plotësisht i heshtur për disa orë çdo ditë, të cilat ai ia kushton “mendimit të përqendruar”.