Presidenti i Partizanit Gaz Demi ne emer te klubit te tij ka falënderuar Romën për ndeshjen miqësore që skuadra italiane zhvilloi në Titanë ndaj kryeqytetasve.
Një falënderim që shkonte për klubin italian, e mbi të gjitha për trajnerin Murinjo, duke kujtuar edhe episodin e veçantë të pjesës së dytë, kur ai largoi një lojtar nga fusha duke bërë që ndeshja të luhej 10 kundër 10 pas dëmtimit të Prekës.
Një falënderim special për mister Murinjon, për leksionin e tij mbi sportivitetin dhe respektin”, shkruhej në mesazhin e Partizanit, që mbante poshtë emrat e presidentit Demi, drejtorit Rama dhe trajnerit Zekiç.
/f.stafa