Bankat në vend fituan 14.7 miliardë lekë, me kursin aktual të këmbimit rreth 142 milionë euro në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se krahasuar me një vit më parë, të ardhurat neto të 11 bankave tregtare në vend janë zgjeruar me 126 për qind.
“Bankat në Shqipëri e kanë shumë të lehtë që të fitojnë para dhe kostoja që rëndon për shërbimet bankare dhe nevojën për të marrë kredi, kjo si për bizneset dhe për qytetarët. Kostot e kredive janë jashtëzakonisht shumë të larta duke bërë që bankat ta kapitalizojnë atë si fitim”, u shpreh eksperti Pano Soko.
Veç të ardhurave të kënaqshme, bankat në vend përfitojnë edhe nga niveli ulët i huave të papaguara në kohë. të dhënat tregojnë se kreditë e këqija në fund të qershorit ranë në 5.2 për qind të totalit nga 5.23 për qind në maj./A2News