Të tjera telashe për reperin e njohur Noizy-n. Gazetari Enrik Mehmeti konfirmon për BalkanWeb ekskluzivisht se pak ditë më parë, Noizy-t i është djegur në Durrës Ferrari i tij me vlerë 300 mijë euro. Makina e kuqe e cila që prej kohës që ishte blerë, ekspozohej me krenari prej këngëtarit të njohur madje në fillim ai e ka quajtur dhe “Shakira” makinën luksoze. Policia tashmë ka prangosur autorin e kësaj zjarrëvënie të rëndë, i cili është një i ri nga qyteti i Vlorës dhe është arrestuar pikërisht nga policia e qytetit bregdetar.
Ai është kapur nga kamerat e sigurisë duke ecur i qetë pranë vendit të ngjarjes dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, i riu është dorëzuar dhe e ka pranuar autorësinë e zjarrit. Në dëshminë e tij, vlonjati ka deklaruar se është paguar 2000 euro nga një tjetër këngëtar me të cilin Noizy ka patur konflikt më parë, i cili figuron të jetë jashtë Shqipërisë.
Pas prangosjes së të riut vlonjat, është kërkuar të merret në pyetje dhe këngëtari i cili nuk ka ardhur ende në Shqipëri ku dhe rrezikon arrestimin.
/a.r