Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me provimin që do t’i nënshtrohen nesër maturantët që dëshirojnë të ndjekin studimet për mjekësi.
Kushi në ‘Facebook’ sqaron se testi i informatizuar për programet e mjekësisë do të mbahet ditën e hënë, më 14 gusht pranë mjediseve të qendrës së Shërbimeve Arsimore.
Mësohet se do të jenë rreth 1813 maturantë që do të ndjekin këtë studim, ku fitues do të shpallen vetëm 400.
Postimi i plotë:
Të dashur maturantë,
Ditën e hënë nis testimi i informatizuar në kuadër të pranimeve në programin e studimit ⚕️”Mjekësi e Përgjithshme” pranë Universitetit të Mjekësisë së Tiranës.
Testimi do të zhvillohet pranë mjediseve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore për 1813 maturantët që kanë aplikuar për këtë program, nga të cilët 400 do të shpallen ✅️ fitues.
➡️ Përveç tyre, Universiteti do të pranojë edhe 30 studentë nga trojet (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja), 1 nga komuniteti rom, ballkaniko dhe egjiptian, 2 persona me aftësi të kufizuar, 1 me statusin e jetimit dhe 30 transferime. Në total numri i kuotave është 464 studentë për vitin e parë.
Të gjitha detajet që nevojiten për zhvillimin e këtij testimi i gjeni si më poshtë:
➡️ Listën emërore për testimin e informatizuar të maturantëve.