Pas La Repubblica, Corriere della Sera, Il Messagero, radhën e ka TgCom24 të flasë për Shqipërinë turistike. Në një artikull, media italiane përshkruan pushimet e dy shokëve që zgjodhën Shqipërinë për të pushuar, pasi në Itali ishte shumë shtrenjtë. Ja çfarë shkruan TgCom24!
“Ata kaluan aq mirë në Shqipëri, saqë vendosën ta zgjasin qëndrimin edhe për një javë. Është një çift shokësh italianë që ka shkuar me pushime në Durrës dhe ka ngelur i magjepsur nga bukuria e gadishullit ballkanik dhe mbi të gjitha nga çmimet mjaft konkurruese në krahasim me ato të vendit tonë. “E zgjatëm qëndrimin, por nuk mund ta kishim bërë në Itali”, deklaroi për mikrofonat e “Morning News”, Piergiorgio De Leonardis, i cili iu bashkua transmetimit bashkë me partnerin e tij, përcjell dritare.net
Ta bëjmë të qartë, në Shqipëri ata nuk gjetën asgjë që nuk do të gjendej në Itali, por gadishulli ballkanik ka rezultuar “i përshtatshëm për nevojat dhe xhepat e tyre”, shpjegojnë ata për Canale 5. “Tani është bërë e vështirë për pushime me kohë të gjatë me kursimet tona. Përtej bukurisë së zonës, ne kemi gjetur disa njerëz shumë të mirë këtu.”, thotë De Leonardis.
Shqipëria ofron disa opsione, mund të qëndroni në një hotel me 5 yje, por edhe në një apartament. “Për një natë në hotel mund të shpenzohen nga 20 deri në 50 euro në ditë, ndërsa në plazh shezlongët me çadra nuk i kalojnë asnjëherë dhjetë euro.”, përfundon ai./m.j