Forcat elektorale të partive politike do të sprovohen sërish. Pas 14 majit ku PS-ja fitoi shumicën e bashkive, rivotimit në Rrogozhinë ku kandidati i opozitës humbi më thellë se më parë, do të jetë Kukësi, bashkia ku sërish do të përballen forcat.
Presidenti Bajram Begaj dekretoi këtë të premten datën 24 shtator, si ditën kur do të ripërsëriten zgjedhjet pasi Safet Gjici, i zgjedhuri i 14 majit, u shkakrua për një video intime në zyrën e bashkisë.
Sali Berisha nuk ka mundësi tjetër veç asaj që aplikoi më 14 maj, për të pasur kandidat në Kukës, aleancën me Ilir Metën, koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Kreu i Foltores shprehet prerazi se do të garojë, pavarsisht rezultatit dërmues që mori më zgjedhjet e pranverë, duke fituar vetëm 7 bashki të vogla dhe humbi për herë të parë dhe Shkodrën.
“Do kemi kandidatin, por ende nuk e kemi përcaktuar se kush është”
Kjo përgjigje e Berishës lë shteg për dyshime, se koalicioni nuk është i bindur për të rikandiduar Admir Sinamatin, që humbi kundrejt rivalit socialit.
Partia Demokratike është një një situatë pak më delikate. Më 14 maj PD zyrtare, me kryetar të komanuarin Enkelejd Alibeaj, nuk pati kandidat në këtë bashki. Ndërsa tani është në kushte të paqarta, pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës dhe kërkesë së deputetëve për t’ia hequr emrin nga regjistri i partive politike në Gjykatën e Tiranës. Pa emrin e kryetarit një parti politike nuk regjistrohet për zgjedhje.Megjithatë, opisioni për kandidat mbetet i hapur.
Sekretari për Cështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa për ABC NEWS, tha se së shpejti do të mblidhet Kryesia e PD-së dhe do të vendos nëse do të ketë kandidat apo jo dhe cili do të jetë ai.
Do të sprovojë veten Lulzim Basha, për këtij rikthimi të ri, me një frymë të re, siç pretendon ai se po bën në politikën shqiptare? Apo do i iki kësaj here, me justifikimin, se fokusi i tij, është ripërtëritja e PD-së, që nuk fitoi asnjë bashki më 14 maj. Kjo do të mësohet shpejtë, ndersa pas 10 ditësh do të nis fushata për këtë bashki./m.j