Aleanca Kuqezi ka protestuar mëngjesin e sotëm në dyert e Bashkisë Tiranë nën pretendimin se kryebashkiaku Veliaj ka zaptuar qytetin.
Me dryna dhe çekiçë, aktivistë të kësaj partie tentuan të lidhin çdo derë për të penguar hyrjen e Erion Veliajt në ambientet e Bashkisë Tiranë.
Ata janë përplasur fillimisht me forcat e policisë bashkiake, ndërsa në ndihmë të këtyre të fundit kanë mbërritur edhe efektivë të rendit.
Fill pas ngjarjes, kreu i AK është shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 1. Burime nga ky komisariat njoftojnë se bashkë me Spahiun janë ndaluar edhe 3 aktivistë të tjerë.
Duke folur për mediat, Spahiu tha se ai është marrë nga zyra e tij ndërsa nuk ka dijeni për arsyet e shoqërimit.
VANDALIZMAT E RRUGACERISE QE E QUAN VETE…” Aleanca Kuq e Zi ..” U KRYE DHUNIMI I INSTITUCIONIT.ATA QE MOREN PJESE NE KETE AKT RRUGACERIE DUHET TE DENOHEN. NUK KA NGELE SHQIPERIA NE ATE GJENDJE QE TI DALE PER ZOT KRESHNIK SPAHIU,..