Një djalë rreth 20-vjeç dyshohet se është mbytur në kanalin e Pojanit në Fier.
Mësohet se i riu ka qenë duke peshkuar me shokët, kur ka rënë brenda kanalit dhe nuk ka dalë prej aty.
Trupi nuk është gjetur ende, e ndërsa Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.