Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur në mediat italiane kryeministrit Edi Rama, i cili dy ditë më parë me anë të një meme në Facebook, tregonte se numri i turistëve italiane drejt Shqipërisë është rritur.
Rama ironizonte ardhjen e turistëve italiane në Shqipëri me eksodin e shqiptarëve në 1991.
Por për Sali Berishën kjo është vetëm një propagandë, pasi statistikat tregojnë se nga viti 2014-2022 kanë ikur mbi 1 milion shqiptarë.
“Postimi i Ramës është vetëm propagandë sepse shqiptarët po largohen. Nga viti 2014-2022 sipas eurostat, mbi 1 milion shqiptar janë larguar nga Shqipëria për shkak të regjimit të Ramës.
Padyshim fluksi turistik drejtë Shqipërisë është rritur, por pasiguria, korrupsioni dhe varfëria shumë e lartë po shkretojnë vendin dhe detyrojnë shqiptarët të largohen prej tij”, tha Berisha per agjensinë Adnkronos të publikuar edhe nga Corriere de la sera Online./m.j