Zbardhet një rast i tmerrshëm i abuzimit seksual të fëmijëve, këtë herë në Korfuz. Sipas informacioneve të enikos.gr, një 40-vjeçare ka akuzuar partnerin e saj se ka abuzuar me pesë fëmijët e saj të mitur.
Denoncimi është bërë mesditën e djeshme (e mërkurë, 8/9) në komisariatin e ishullit, ku nëna 40-vjeçare pretendon se partneri i saj 44-vjeçar ka abuzuar seksualisht me pesë fëmijët e saj muajt e fundit.
Bëhet fjalë për dy vajza, 12 dhe 9 vjeç dhe tre djem, 9 dhe 14 vjeç.
Ndaj 44-vjeçarit është ngritur një dosje për përdhunim dhe akte seksuale me të mitur. Deri më tani nuk është përcaktuar koha në të cilën dyshohet se janë kryer veprat e lartpërmendura.