Autoritetet doganore në Roterdam kanë konfiskuar më shumë se 8 mijë kilogramë kokainë me vlerë 600 milionë euro. Sipas prokurorëve ky është sekuestrimi më i madh i drogës në Holandë.
Asnjë arrestim nuk është bërë ende, pasi kjo u mbajt sekret për shkak se hetimet vijojnë ende.
Prokurorët thanë se kokaina u zbulua më 13 korrik e cila ishte e fshehur në një kuti bananesh nga Ekuadori.
Njoftimi u bë një ditë pasi një kandidat presidencial i njohur foli kundër karteleve të drogës dhe korrupsionit në kombin e Amerikës së Jugut, duke u qëlluar për vdekje në një tubim politik.
Tregtia e kokainës në Evropë gjithashtu po nxit dhunën dhe korrupsionin në kontinent, tha agjencia e Bashkimit Evropian që monitoron drogën dhe varësinë në raportin e saj vjetor në qershor./m.j