Mediat italiane i bënë jehone plazheve të Shqipërisë, si plazhet e fundit me çmime të lira. Il Messaggero shkruan në Instagram, se këtë verë Shqipëria po mikpret shumë turistë italianë, të cilët largohen nga çmimet e shtrenjta të Italisë dhe vijnë në Shqipëri, plazhet e së cilës i ka zili edhe Pulia.
“Kostot janë në rritje në Itali, Greqi, Spanjë, Francë. Të bësh pushime pothuajse kudo në Evropë është bërë jashtëzakonisht e shtrenjtë. Me rritjen e çmimeve në destinacionet kryesore, ata që duan të shkojnë me pushime pa pushim duhet të bëjnë më të mirën. Dhe kështu ne synojmë për vende deri tani pak të eksploruara. Këtë vit Shqipëria është mikpritëse.
Nga kryeqyteti Tirana ku një restorant mezi i kalon 17-18 euro për person dhe për një qëndrim 3 net për dy persona shpenzoni jo më shumë se 140 euro, në plazhet (detin e të cilës e ka zili ai i Pulias) ku ka çadra dhe shezlongët i gjeni akoma me 10-15 euro. Qeveria shqiptare planifikon të mbyllë sezonin me mbi 9 milionë turistë, tre më shumë se 2022.”, shkruan Il Messagero./m.j