Deputeti i PS, Lavdrim Krashi i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për zhvillimet politike në vend.
Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, Krashi u shpreh se qytetarët duhet të kenë të gjithë mundësinë të votojnë të lirë.
I ndalur te goditjet e SPAK dhe arrestimet deputeti Krashi u shpreh se sot të gjithë po e shohin se drejtësia po funksionon, duke shtuar se nga të gjitha ngjarjet që kanë përfshirë mazhorancën, ka kryeministri ka mësuar të bëjë zgjedhje më të mira.
“Prej vitit ’90 e deri më sot ka ndodhur shumë gjëra që nuk duhet t’i kishim parë dhe ajo më kryesorja që ka ndodhur është korrupsioni. Përgjatë 30 viteve në Shqipëri herë me dëshirë apo jo korrupsioni ka lulëzuar.
Kush ka futur duart në xhepin e qytetarëve shqiptarë duhet patjetër të përballet me ligjin. Më në fund ka ardhur kjo kohë.
Sot SPAK është emri më i lakuar, por ka një sërë institucionesh të drejtësisë së re që bëjnë punën e tyre”, u shpreh ai./m.j