Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes në Kosovës është një skenar i NATO për të rrëzuar Kurtin.
Spahiu tha se ish-ministri Armend Mehja ka qenë një ish-ushtarak në Norvegji një vend që sot ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me NATO dhe profesionist i vërtetë.
“Dorëheqja e Mehjas është fillimi i çmontimit të qeverisë Kurti nga partnerët e NATO-s dhe nga Perëndimi. Armend Mehja ka qenë ish-ushtarak në Norvegji, është profesionist, që ka jetuar në Norvegji, vend që sot është në rrezik kërcënues nga Rusia dhe ka një marrëdhënie shumë të veçantë me NATO-n”, tha Spahiu./m.j