Një person me precedent të mëparshëm penal është arrestuar në Durrës, i cili ka qenë duke lëvizur me armë zjarri me vete.
Mësohet se në pranga ka rënë Dritan Memolla, ndërsa ka tentuar që t’i largohet policisë dhe ka hedhur pistoletën.
Dritan Memolla është person i njohur për policinë e Durrësit, pasi është arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale.
Dy vite më parë u arrestua pasi aksidentoi per vdekje një person, ndërkohë po ashtu në vitin 2018 ka shkaktuar një tjetër aksident me vdekje./m.j